Me lehtësimin e masave të koronavirusit turistët anekënd Evropës po planifikojnë udhëtimet turistike duke renditur të parën në listën e preferencave Francën, ndërsa nga rajoni ynë, Greqinë të pestën në listën e destinacioneve. Sipas sondazhit të fundit të Komisionit Evropian, 36 për qind e turistëve të hershëm planifikojnë që të zhvillojnë udhëtimin e tyre të ardhshëm turistik në muajin Maj ose në Qershor. Sipas të dhënave, tre në pesë evropianë planifikojnë që të udhëtojnë deri më 22 Qershor.

Megjithatë pavarësisht nga dëshira e madhe për të udhëtuar, shpërthimi i Omicron dhe kufizimet e Covid-19 që ndryshojnë shpesh dhe në një kohë të shkurtër nga njëri shtet në tjetrin kanë ndikuar negativisht në planet e udhëtimit të evropianëve. Këtu kanë ndikuar kufizimet dhe kërkesat, edhe për udhëtarët e vaksinuar ose të shëruar nga COVID 19 duke i lënë shumë turistë të pasigurtë për kohën e udhëtimit të tyre të ardhshëm. Një sërë politikash në të gjithë Evropën per periudhën e vlefshmërisë së Certifikatës Dixhitale Covid të BE-së nuk ka të lehtësuar planet e turistëve per udhëtime. Një total prej 38 për qind e të anketuarve zgjodhën udhëtime mbi 10 netë ndërsa përqindja e udhëtarëve që planifikonin të shpenzojnë më shumë se 2000 euro u rrit me 31 për qind, veçanërisht në mesin e atyre me plane udhëtimi në muajin Maj ose Qershor. Shqetësimet kryesore për udhëtarët e mundshëm përfshijnë masat e karantinës, shtimin e rasteve të reja të infektimeve me Covid-19 në destinacionin e zgjedhur si dhe ndryshimet e mundshme e të papritura në kufizimet e udhëtimit.

Së fundmi, një numër në rritje i evropianëve besojnë se protokollet strikte shëndetësore në destinacione kanë një efekt të drejtpërdrejtë negativ në përvojat e tyre të udhëtimit. Turistët evropianë dëshirojë një ekuilibër të shëndetshëm midis masave mbrojtëse ndaj Covid dhe lëvizjes së lirë.

Klan News