Tek selia e Demokracisë së Re në Athinë ka entuziazëm. Pas 4 vitesh në opozitë është radha e tyre për të qeverisur Greqinë. Qendra e djathtë e Qirjakos Micotaqisit mposhti Syriz-ën me një avantazh prej 8%. Pjesa më e madhe e votave janë numëruar dhe të dhënat e komisionit zgjedhor i japin Demokracisë së Re, 158 deputetë nga 300 në total që ka parlamenti grek. Sipas sistemit zgjedhor, fituesi merr 50 deputetë shtesë. Numri është i mjaftueshëm për të formuar qeverinë pa nevojën e një koalicioni pas-zgjedhor.

Kyriakos Mitsotakis, Kryetar i Demokracisë së Re: Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Do të jem kryeministrit i të gjithë grekëve.

Kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi humbjen dhe njoftoi se të hënën do t’i dorëzojë dorëheqjen presidentit Pavolopulos për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë: Sot, me kokën lartë pranojmë verdiktin e popullit. Për të sjellë Greqinë këtu ku është sot, na u desh të marrim vendime të vështira me kosto të rëndë politike.

Siriza siguroi 86 deputetë, ndërsa në parlament do të përfaqësohen 6 parti, mes të cilave edhe për të parën herë edhe Mera 25 e ish-ministrit euroskeptik të financave Janis Varufakis, krahu i djathë i dikurshëm i Ciprasit dhe Zgjidhja Greke me orientim pro-rus. Duket se ka mbetur jashtw parlamentit Agiimi i arte forca e ekstremit te djathte.

Mitsotakis do të marrë të hënën mandatin nga presidenti Pavolpulos, ndërsa të martën qeveria e re do të bëjë betimin para tij.

Meritë e qeverisë Cipras ishte çlirimi i vendit nga barra e rëndë e masave anti-krizë dhe këtë ia njohu edhe komisioneri europian për çështjet ekonomike Pierre Moskovisi. Ai ishte ndër të parët zyrtarë ndërkombëtare që reagoi për zgjedhjet greke duke vlerësuar lartë rolin e Ciprasit në nxjerrjen e Greqisë nga kriza.

Tv Klan