“Expo Turizëm 2023”, Shqipëria si destinacion gjatë 365 ditëve

Mbahet Edicioni i 5-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Expo Turizëm 2023” organizuar nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë. Ky panair është njëkohësisht pjesë e javës së turizmit në Shqipëri, që nisi me Forumin Ndërkombëtar të Turizmit FESTA që u mbajt nga data 3 deri në 5 Prill.

Vijnë për herë të parë në këtë edicion Armenia, si shtet nderi dhe Bashkia e Tiranës, si bashki nderi, duke krijuar një forme të re bashkëpunimi në Panairin e Turizmit në Shqipëri. Dijebërja e Xhubletës, historia e saj dhe ngjyrat e një turizmi multietnik do të shoqërojnë të treja ditët e këtij eventi. 

Nën moton “Shqipëria si destinacion turistik gjatë 365 ditëve” dhe me të ftuar e pjesëmarrës nga shtete si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armenia, Greqia, Turqia, Anglia, Polonia, Austria, Gjermania, Norvegjia, Holanda dhe Bullgaria do të jetë një platformë unike komunikimi për sektorin e turizmit, me në fokus shkëmbimin e informacionit të vlefshëm për të ardhmen e sektorit dhe krijimin e mundësive të shkëlqyera në funksion të promovimit të Shqipërisë.

Panairi do të jetë i hapur për të gjithë nga data 6 deri me 8 Prill në Expocity Albania.

Tv Klan