Aktori i famshëm turk Kenan İmirzalıoğlu (i njohur në vendin tonë nga roli i Ezelit) dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal do të bëhen prindër.

Ata e kanë ndarë lajmin e shtatzënisë me familjarët dhe miqtë e ngushtë, por brenda pak kohësh është bërë kryefjala e mediave turke.

Çifti i aktorëve është martuar në vitin 2016. Sinem Kobal është 4 muajshe shtatzënë dhe janë në pritje të një vajze. /tvklan.al