United kalon ne çerekfinale me rekord

Manchester United është skuadra rekordmene e FA Cup. Djajtë e kuq kanë realizuar fitoren e nëntë radhazi në shtëpi në këtë kompeticion, duke qenë edhe ekipi me më shumë suksese. United mposhti 1-0 West Ham pas shtesave, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 0-0.

Mek Tominaj shënoi golin me vlerë kualifikimi në raundin çerekfinal të FA Cup. Një fitore që barazon rekordin më të mirë të të gjithë kohërave të  United, i vendosur në vitin e largët 1912.

Kualifikim që do vendosë shumë për fatet e trajnerit, Ole Gunnar Solskjær. Mediat britanike pohojnë se “Djajtë e kuq” po përgatisin rinovimin  me trajnerin norvegjez, i cili po tenton të fitojë titullin e parë nën drejtimin e gjigantit anglez.

Solskjær mund të marrë një kontratë të re, me atë aktuale që skadon pas 16 muajve. Besohet se në tavolinën e teknikut është një kontratë dy-vjeçare. Solskjær mori drejtimin e United në dhjetor 2018, ku zëvendësoi Jose Mourinho.

Klan News