Mijëra banorë të fshatrave të Pojanit në Maliq dhe Pustec do ta kenë më të lehtë lëvizjen drejt Korçës dhe Bilishtit dhe Kapshticës.

Forcat e Armatosura dhe Forca e Sigurisë së Kosovës përfunduan ndërtimin e një ure mbi lumin Devoll.

Ndërtimi i saj u bë pas dëmtimit që ura pësoi në përmbytjet e muajit Dhjetor të vitit të shkuar.

Në përfundimin e punimeve të kësaj ure, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka falënderoi ndihmën dhe kontributin e ofruar nga Kosova.

Sipas saj, ky bashkëpunim është domethënës në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Tv Klan