Fabio Allushi një nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve.  Ai u mor në pyetje, pasi u vetëdorëzua në polici, pasditen e së mërkurës, ku shpjegoi se nuk kishte patur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt.

42-vjeçari njihet si mik me Ervin Matën, dhe Mevjol Bilon, komandoja që dyshohet se qëlloi në drejtim të grupit të Martinajt. Mata e Bilo vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armëmbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Personi i fundit që është shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit është Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit më pas sherri verbal mes palëve degjeneroi në përdorimin e armëve.

Tv Klan