Fabio i sheh Danielën dhe Vilianin si një çift toksik. Ai ka folur pas takimit të të dyve dhe ka thënë se ata pëlqehen fizikisht, por jo me mendje.

Fabio: Unë e pashë shumë, shumë, shumë në krahasim me historinë time të fundit që kam pasur. Ishin shumë të afërt fizikisht, por me mendje nuk janë fare. Mund të ishte një lidhje toksike sepse duket, domethënë në përfundim të çdo takimi zihen. Është ajo që edhe unë kam bërë me ish-të dashurën time dhe e kuptoj situatën. Pëlqehen fizikisht, detyrimisht Viliani është djalë i bukur, dhe Daniela është vajzë e bukur, por ja që nuk ka pëlqim me mendje. /tvklan.al