Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea për t’iu bashkua Monaco. Zyrtarisht nuk ka anjë konfrimim, por sipas gazetës “Marca”, gjithçka pritet të mbyllet javën e ardhshme. Mesfushori spanjoll thuhet se do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Monaco me mundësi zgjatje edhe për 1 vit tjetër. Cesc Fabregas më parë është aktivizuar edhe me Arsenal dhe Barcelona.

Inter është gati të afrojë Diego Godin, i cili është në fund të kontratës me Atletico Madrid. Për mbrojtësin uruguajan duhet vetëm paga për ta bindur dhe mundësia është një marrëveshje 2 sezone dhe një i tretë si opsion. Trajneri i Ateltico Madrid, Diego Simeone tha se do të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjitha palët.

Tv Klan