Një nga kompanitë më të mëdha koreane të prodhimit të automjeteve që numëron 60 fabrika në 12 shtete, tanimë do të ketë fabrikën e saj të prodhimit të pjesëve të këmbimit në Shqipëri.

Në fabrikën që pas 1 viti është hapur në zonën e Fierit janë punësuar 546 persona dhe deri vitin tjetër numri pritet të rritet edhe me 700 të tjerë.

Volumi i eksporteve të kompanisë parashikohet të mbërrijë në 100 milionë Euro brenda tre viteve. Për Kryeministrin, më shumë se shifrat e investimit vlen kultura e punës që kjo kompani do të importojë në vendin tonë.

Rama deklaron se qeveria e tij  është e angazhuar të zvogëlojë efektet e pandemisë në prezencën e investitorëve të huaj në vend, për të garantuar një nivel mbi 1 miliard Euro investime të huaja në Shqipëri për vitin e tretë radhazi.

Përpara Fierit, Rama ndaloi për të inspektuar në Lushnje përfundimin e rindërtimit të rezervuarit të Thanës. Meritën për këtë investim ja njeh 2 deputetëve të zonës që këmbëngulën për të.

“Ti dhe Erjon Braçe që keni miza në tru dhe ma nxitë jetën”.

Tv Klan