Një fabrikë në aksin nacional Kavajë-Rrogozhinë është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme.

Fabrika që është në pronësi të sipërmarrësit me iniciale Gj.K., dyshohet se u përfshi nga flakët për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të zjarrfikëses, të cilat po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. /tvklan.al