Fabrikimi i fëmijëve me porosi duket se shpejt mund të bëhet realitet. Një kompani amerikane ka nisur tashmë testimet për krijimin e embrioneve sipas dëshirave, si ata me më pak mundësi për prekjen nga disa sëmundje, apo me inteligjencë dhe shtatlartësi sipas kërkesës.

Por ekspertët shprehen kundër një skenari të tillë hollivudian, të paktën në planin etik. Aktualisht Genomic Prediction ka nisur të ofrojë një test gjenetik që lejon përzgjedhjen midis disa embrioneve dhe sipas revistës së Universitetit amerikan MIT, kjo analizë mund të kryhet në 12 klinika në mbarë botën.

Praktikisht kompania lejon prindërit të përzgjedhin një ndër embrionet, atë që i përgjigjet më mirë kërkesave, duke i dhënë secilit pikë, në bazë të inteligjencës me të lartë, apo mungesës së sëmundjeve, apo edhe gjatësisë së shtatit e elementë të tillë. ekspertët e fushës shprehen se një gjë e tillë nuk mund të realizohet, jo vetëm në planin shkencor e ligjor dhe as në atë etik.

Gjithashtu sipas tyre nuk jepen mjaftueshëm informacione mbi metodën e ndjekur për realizimin e saj, gjë që shton dyshimet se kjo gjë është e pamundur. 

Klan Plus