Facebook Messenger ka dalë jashtë funksionimit për disa minuta në një shumë vende të Evropës dhe Ameriës Veriore. Mijëra përdorues u prekën nga ky bllokim i sistemit, të cilët nuk mund të dërgonin mesazhe.

Nga problemi u prek aplikacioni Facebook Messenger në Android dhe IOS, por edhe në versionin desktop. Por, pjesa tjetër e rrjetet social funksionon pa probleme. Facebook ende nuk ka dhënë shpjegime për problemin që ndodhi dhe u prekën miliona përdorues.

Kjo mosfunksionim vjen vetëm një ditë pasi rrjeti social futi në përdorim një opsion të ri që i lejon përdoruesit të fshijnë mesazhet pasi i kanë dërguar. /

tvklan.al