Facebook dhe Instagram, diskutime për politikat e nuditetit. Mund të ketë “çlirime”


Facebook dhe Instagram, diskutime për politikat e nuditetit. Mund të ketë “çlirime”

22:00 18/01/2023

Kompania mëmë e Facebook dhe Insagramit, Meta mund t’i japë fund politikave të ndalimit të imazheve të gjoksit të zhveshur duke “përqafuar” fushatën “Free the nipples”.

Të martën, bordi mbikëqyrës i Metës rrëzoi vendimin e kompanisë për të hequr dy postime në Instagram ku shfaqeshin njerëz transgjinorë dhe jobinarë me gjoks të zhveshur, duke thënë se Meta duhej të ndryshonte politikën e saj për ta bërë atë më gjithëpërfshirës.

Bordi, i cili financohet nga Meta, por funksionon në mënyrë të pavarur, tha se politika e kompanisë për lakuriqësinë e të rriturve bazohet në një pikëpamje binare të gjinisë, duke e bërë të paqartë se si zbatohen rregullat për personat interseks, jobinarë dhe transgjinorë.

Imazhet prej të cilave nisën edhe diskutimet ishin nga dy postime në Instagram nga viti 2021 dhe 2022, ku shfaqeshin një çift me gjoks të zhveshur me gjokset e tyre të mbuluara dhe në mbishkrimet e tyre që diskutonin për kujdesin shëndetësor transgjinor dhe operacionin që konfirmon gjininë.

Sipas politikave të Metës imazhet e femrave me gjokset e zhveshura janë të ndaluara, por lejohen në rast se shfaqen në procesin e gjidhënies.

 “Kufizimet dhe përjashtimet nga rregullat për thithkat e femrave janë të gjera dhe konfuze, veçanërisht pasi ato zbatohen për njerëzit transgjinorë dhe jobinarë”, tha bordi.

Sipas bordit kjo krijon konfuzion për përdoruesit dhe moderatorët dhe, siç ka arritur në përfundime Meta, çon në heqjen gabimisht të përmbajtjeve të ndryshme.

Bordi mbikëqyrës i gjigantit të mediave sociale përbëhet nga akademikë, ekspertë të të drejtave dhe avokatë dhe rregulla mbi apelimet e diskutueshme për moderimin e përmbajtjes, si dhe këshilla për politikat e faqes.

Fushata e quajtur #WeTheNipple, synon të bindë rrjetet sociale që të heqin politikat që kufizojnë postimin e fotove ku duket gjoksi i zhveshur./tvklan.al









Të ngjashme