Facebook dhe Twitter kanë hequr dy llogari dezinformuese që shënjestronin Ukrainën, njëra e lidhur me Rusinë dhe tjetra me Bjellorusinë. Dy operacionet për të eliminuar “influencën e fshehtë” u kryen gjatë fundjavës.

Një prej tyre, një fushatë propagandistike e një faqeje interneti që promovonte pikat e bisedimeve kundër Ukrainës, ishte një degë e një operacioni të njohur dezinformues rus. Një zëdhënës i Facebook tha se përdorte fytyrat e gjeneruara nga kompjuteri për të përforcuar besueshmërinë e shkruesve të rremë në platforma të ndryshme, përfshirë Instagramin.

Operacioni tjetër përdorte llogari të sulmuara kibernetikisht për të shtyrë më tej propagandën anti-ukrainase dhe lidhej me një grup të njohur hakerësh bjellorusë. Specialistët e dezinformimit paralajmëruan se Rusia do të vazhdojë me përpjekjet për të manipuluar ngjarjet e lidhura me Ukrainën, sidomos deklaratat e bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Dy nga grupet më të mëdha të dezinformimit operonin në Rusi si dhe rajonet e dominuara prej saj në Ukrainë, Donbasi dhe Krimea./tvklan.al