Gjiganti i teknologjisë Facebook ka bllokuar lajmet për Australianët në platformën e tij që nga e enjtja e kaluar, pas një mosmarrëveshje rreth një ligji të propozuar që do ta detyronte atë dhe Google të paguanin botuesit e lajmeve për përmbajtjen.

Arkëtari Australian Josh Frydenberg tha se shefi i Facebook, Mark Zuckerberg i kishte thënë atij se ndalimi do të mbaronte “në ditët në vijim”, pasi ata ishin në bisedime.

Përveç Facebook, më herët edhe Google kishte kërcënuar të tërhiqte motorin e saj kryesor të kërkimit nga Australia, por kompania së fundmi ka rënë dakord për marrëveshje me kompanitë e medias lokale duke përfshirë Nine Entertainment, Seven West Media dhe News Corporation të Rupert Murdoch./tvklan.al