Zuckerberg: Në bashkëpunim me kompaninë Ray-Ban, syzet do t’u lejojnë njerëzve të bëjnë gjëra interesante

Zuckerberg po përgatit një tjetër projekt interesant. Në takimin që mbajti për të ardhurat e Facebook në tremujorin e dytë të vitit 2021, kompania njoftoi se do të hedhë në treg syzet inteligjente.

CEO i Facebook tha se për këtë do të ketë një bashkëpunim me kompaninë e syzeve Ray-Ban. Zuckerberg shpjegoi se syzet do të kenë formën e tyre ikonike dhe do t’iu lejojnë të bëni disa gjëra shumë interesante.

Ato do të duken njësoj si syzet e zakonshme është shprehur Zuckerberg.

“Pajisja nuk do të klasifikohet si një pajisje e Realitetit të Shtuar (AR)” dhe se syzet “nuk do të ketë një ekran të integruar të asnjë lloji”.

Por Zuckerberg nuk dha detaje të tjera për veçoritë e pajisjes që do të dalë pas një viti.

Klan News