Facebook deklaroi të enjten se do të heqë disa nga reklamat e Presidentit Donald Trump në lidhje me fushatën elektorale. Sipas gjigandit teknologjik, vendimi u mor pasi ato bien në kundërshtim me rregullat “për të parandaluar konfuzionin rreth censusit zyrtar të SHBA-ve”.

Facebook ishte vënë nën akuza sepse e kishte lejuar fushatën e Trump për të hedhur reklama në platformë duke i shtruar njerëzve disa pyetje.

“Është e rëndësishme për strategjinë e fushatës për vitin 2020. Kemi nevojë për patriotë amerikanë që t’i përgjigjeni censusit, në mënyrë që të zhvillojmë një strategji fituese për shtetin tuaj”, thuhej në reklamë.

Në anketë përveç mendimit për Presidentin Trump, kërkohej mosha, emri dhe kontaktet. Gjithashtu, aty pyetej nëse Nancy Pelosi ose e majta radikale po vendosnin një axhendë personale anti-Trump përpara të mirës për popullin amerikan”.

Për këtë gjë, Facebook u kritikua nga demokratët. “Janë disa politika për të ndaluar konfuzionin rreth censusit zyrtar”, tha zëdhënësi i Facebook, Andy Stone. Ndërkohë zyrtarët që merren me fushatën e Trump refuzuan të komentonin vendimin e Facebook./tvklan.al