Rrjeti social vendos kusht: Publikimet elektorale nga reklamues të autorizuar

Facebook u ka bërë thirrje partive politike shqiptare të jenë transparente për burimin e parave, me të cilat do të paguajnë reklamat gjatë fushatës.

Në një deklaratë të tij, rrjeti social thotë se duke filluar nga e enjtja “të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar”.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fushata elektorale pritet të zhvillohet në një pjesë të madhe të saj në mediat sociale, përfshirë Facebook. Kjo pasi Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar takimet e fushatës me mbi 10 persona në Shqipëri.

Klan News