Facebook ka konfirmuar se ka një partneritet për shkëmbimin e të dhënave me kompanitë kineze, përfshirë Huawei. Një kompani e inteligjencës amerikane dha më herët sinjale në lidhje me sigurinë.

Marrëveshjet u dhanë firmave kineze qasje në të dhënat e përdoruesve për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë “eksperienca” nëpërmjet Facebook në platformat e tyre.

Facebook tha se të gjitha të dhënat e mbledhura mbetën te telefonat e përdoruesve dhe jo në serverë.

Kompania është tashmë nën vëzhgim se si përdor informacionin e anëtarëve.

Facebook është bllokuar në Kinë që nga viti 2009, por kompania po përpiqet të gjejë mënyra të tjera për të hyrë në tregun potencial masiv.

New York Times njoftoi më parë këtë javë se Facebook u kishte dhënë akses 60 personave në të dhënat e përdoruesve, dhe të miqve të tyre të Facebook, pa marrë miratimin e qartë dhe në disa raste detajet u ruajtën në serverat e vetë kompanive./tvklan.al