Reklamat mund të jenë shumë shpejt pjesë e bisedave tuaja në Facebook.

Rrjeti social po planifikon që të prezantojë reklamat në Facebook Messenger në fund të këtij viti. Të dhënat vijnë nga një dokument sekret të zbuluar nga

TechCrunch

.

Sipas dokumentit në fjalë, origjina e të cilit mbetet e panjohur, bizneset do të jenë në gjendje të dërgojnë reklama në formë mesazhesh tek përdoruesit e Facebook, të cilëve u kanë dërguar më parë një të tillë.

Në mënyrë që të përgatiten për ndryshimin, në dokument shkruhet se, kompanive u është rekomanduar që t’u dërgojnë njerëzve mesazhe sa më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga platforma e re.

Gjatë viteve të fundit, Facebook e ka kthyer shërbimin e chat –it në një formë të lehtë kontakti sidomos për kompanitë, të cilat e kanë më të lehtë t’i kontaktojnë konsumatorët me Messenger sesa nëpërmjet email – eve.

Të kontaktuar nga

TechCrunch

drejtuesit e Facebook nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë lajm. /tvklan.al