Facebook ndalon reklamat për armët

Facebook ndalon reklamat për armët

14:24 30/01/2016 facebook arme

Facebook-u i qëndron në krah presidentit amerikan Barak Obama për armët. Rrjeti më i madh social në botë me 1.59 miliardë përdorues, u ndalon të gjithë individëve privatë të bëjnë reklama për armët. Vendimi do të zbatohet edhe në Instagram, që është në pronësi të Facebook.

Ai u shtohet rregullores se rrjeti më të madh social në botë, e cila u bë publike në Mars të vitit 2014, që ndalon shitjen e marjuanës, produkteve farmaceutike dhe drogës online.

Tre javë më parë, presidenti amerikan Barak Obama foli për masa shtrënguese për armët. Megjithatë nëse u referohemi shifrave, prej kohës kur ai është President i Shteteve të Bashkuara, shitja e armëve është shtuar.

Shoqata Kombëtare e Armëve, që kundërshton ndryshimet në legjilacionin e armëve nuk i është përgjigjur vendimit të Facebook, ndërsa në të kaluarën, të tilla hapa i ka cilësuar “të parëndësishëm”.

Sipas BBC-së, disa orë pas njoftimit të Facebook-ut dhjetëra grupe reklamuese të armëve ishin ende funksiononale, madje disa përdorues u kërkuan të formonin grupe të tjerë me emra të koduar, për të mos u zbuluar.

TV Klan

Të ngjashme