facebook-addictionVarësia nga interneti sidomos pas rrjeteve sociale, po kthehet dita ditës në problematikë, sidomos tek të rinjtë, të cilët bëhen skllav të botë virtuale.

Një prind nga Bostoni i ka kërkuar vajzës së tij se do ta shpërblejë me para nësë do të qëndrojë larg Facebook-ut.

Marrëveshja e tyre u konkretizua me anë të një kontrate të firmosur nga të dyja palët dhe të publikuar në një blog online. Në këtë marrëveshje thuhet se, nëse 14 vjeçarja arrin të qëndrojë larg rrjetit social për 5 muaj, do të shpërblehet me 200 dollarë.

Sigurisht metoda e përdorur nga ky baba mund të duket qesharake apo jo efektive, por nxjerr në pah një problem i cili po vjen gjithnjë e në rritje dhe që nuk duhet nënvlerësuar.

 

Kontrata