Facebook tha të mërkurën se shitjet arritën në 10 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti, gati 50% më shumë se tremujori i njëjtë i një viti më parë, të nxitur nga fuqia e vazhdueshme e produkteve të saj reklamuese.

Fitimet e saj u rritën 79% në 4.7 miliardë dollarë në këtë tremujorsh.

Por Mark Zuckerberg tha se fitimet do të ulen ndjeshëm pasi kompania po investon më shumë për sigurinë e këtij rrjeti social.

 “Ne jemi të vendosur përsa u përket forcimit të masave për parandalimin e abuzimeve në platformat tona. Jemi duke duke investuar aq shumë në siguri sa kjo gjë do të ndikojë edhe në fitimet tona”,

tha Zuckerberg në një deklaratë.

“Mbrojtja e komunitetit tonë në Facebook është më e rëndësishme sesa maksimizimi i fitimeve tona”.

 “Doja që investitorët tanë ta dëgjonin këtë drejtpërdrejt nga unë”

, tha Zuckerberg duke shtuar se kjo nismë do ta bëjë më të fortë shoqërinë dhe më të mbrojtur ndaj abuzimeve./tvklan.al