Facebook planifikon të krijojë 10,000 vende pune në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme në përpjekje për të ndërtuar një botë dixhitale të njohur si “metaverse”. Gjigandi i mediave sociale tha se do të punësonte inxhinierë të kualifikuar nga vendet e bllokut ku i ka përqendruar përpjekjet për rekrutim në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Poloni, Hollandë dhe Irlandë.

Drejtori ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg paraqiti vizionin e tij për një “metaverse” në Korrik. “Metaverse” është një term i përdorur për të përshkruar botët dixhitale në të cilat shumë njerëz mund të ndërveprojnë brenda një mjedisi 3D.

Kohët e fundit Facebook zbuloi atë që e quajti hapi i tij i parë: një aplikacion bashkëpunimi në punë ku njerëzit mbajnë takime në realitetin virtual. Një numër kompanish të tjera, përfshirë Microsoft, Roblox dhe Epic Games po investojnë shumë në versionet e tyre të “metaverse”.

Megjithatë, lajmet mbërrijnë në një kohë të trazuar për rrjetin social. Kompania ishte subjekt i një sërë raportesh hetimore nga “Wall Street Journal” të cilat zbuluan hulumtime të brendshme të kompanisë në lidhje me ndikimin negativ të aplikacionit të saj Instagram në adoleshentët dhe përjashtimet për individët e profilit të lartë nga rregullat e saj.

Klan News