Rrjeti më i madh social Facebook është duke testuar për të shtuar një opsion të ri në aplikacionin e saj që përdoret në smartphone. Ky opsion i ri do të quhet “Do not disturb” (Mos më shqetësoni), që do të thotë se nëse ju e aktivizoni, atëherë nuk do të merrni asnjë njoftim në rrjetin social për një afat kohor të pacaktuar.

Afatin kohor duhet ta caktoni ju, duke filluar nga 30 minuta në ditë dhe më gjatë. Ekziston gjithashtu edhe mundësia për të mos pranuar asnjë njoftim nga Facebook deri në një njoftim të ardhshëm nga ana juaj, që do të mundësojë rikthimin e njoftimeve në postën tuaj të Facebook.

Thuhet se Facebook do të shtojë opsionin “Do not disturb” edhe në rrjetin tjetër social të saj, Instagram. Ky opsion deri tani është në dispozicion vetëm për një numër të vogël përdoruesish dhe nuk ka shtrirje globale, për shkak se është ende në testim. /

tvklan.al