Facebook mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë. Rrjeti më i madh social po teston një veçori të re që kombinon postmimet nga News Feed në Stories në një të vetëm, sipas studiuesit të aplikacioneve Jane Manchun Wong.

Në vend që të klikoni opsionin në krye të faqes për Story dhe më pas të zbrisni më poshtë për News Feed, këto opsione mund të bëhen në një të vetëm duke rrëshkitur majtas ose djathtas. Ndërsa një zëdhënës i Facebook tha se kompania nuk po e teston këtë veçori, por pohoi se është ende në fazat e hershme. Ai shtoi se duhen bërë ende shumë kërkime përpara se të fillojë testimi i këtij funksioni të ri.

Studiuesi Wong shpjegoi gjithashtu se në këtë veçori të re do të përfshihen edhe postimet e sponsorizuara të reklamuesve. Sipas tij, kjo do të rriste ndjeshëm të ardhurat e Facebook. Aktualisht Facebook Stories numëron 300 milionë përdorues aktiv të përditshëm, ndërsa Instagram Stories ka grumbulluar 500 milionë përdorues aktivë.

/tvklan.al