Pas seancave dëgjimore përpara Senatit Amerikan, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg pritet të merret në pyetje edhe nga Parlamenti Europian. Shqetësimi kryesor që ka Brukseli është ruajtja e privacisë së përdoruesve europianë.

Kreu i Facebook do të pritet nga krerët e grupeve parlamentare në një takim me dyer të mbyllura. Data mbetet për të fiksuar, por sipas presidentit të PE-së, shpresat janë që takimi të zhvillohet javën e ardhshme.

Gjiganti i rrjeteve sociale u përfshi në një skandal të madh, pas zbulimit se të dhënat e mbi 87 milionë përdoruesve ishin përdorur për qëllime politike.

Tv Klan