Shqipëria do të jetë vendi i parë nga rajoni ynë që mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, sipas kryediplomates sllovene Tanja Fajon.
“Ekziston një ndjenjë e përgjithshme se është domosdoshmeri strategjike për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Shtetet ballkanike nuk duhen lënë mënjanë. Shpresojmë që brenda mandatit të këtij komisioni evropian të paktën Shqipëria ndoshta edhe Mali i Zi duke realizuar reformat mënyrë që të anëtarësohen plotësisht në BE”, tha Tanja Fajon, minister e Jashtme e Sllovenisë.
Fajon tha se deri tani 15 shtete antare e mbështesin propozimin slloveno-gjerman për heqjen e votimin me shumicë absolute për zgjerimin e BE-së.
“U kujtova kolegëve se ne kemi në tavolinë iniciativën e Sllovenisë dhe Gjermanisë për të përfshirë votën me shumicë të cilësuar për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Ne kemi arritur deri tani mbështetjen e 15 shteteve që duke përdorur shumicën e cilësuar të shmangim bllokimin e proçesit për shkak të çështjeve dypalëshe”, tha Tanja Fajon, ministre e Jashtme e Sllovenisë.
Fajon shprehu shqetësimin për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht për shkak të retorikës secesioniste nga Milorad Dodik që po dëmton vendin në rrugën e tij drejt BE-së.
Klan News