Faktet e Metës për Dvoranin, PD: SPAK duhet të veprojë menjëherë

Faktet e Metës për Dvoranin, PD: SPAK duhet të veprojë menjëherë

14:39 17/02/2020

Pas konferencës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku sipas tij renditi faktet se si u synua kapja e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca erdhi edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, thotë se faktet e publikuara nga Presidenti Meta dëshmojnë përdorimin e Dvoranit si mekanizëm për kapjen e Kushtetueses. Ai bën thirrje që SPAK të veprojë menjëherë.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror.  SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur”, thotë Bardhi./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi