Tregu i industrisë vendase është duke ndjerë peshën e rënies së eksporteve. Në 5 muajt e parë të vitit fuqia eksportuese e vendit ra me 3.6% krahasuar me një vit më parë, duke bërë që shitja e mallrave jashtë të ulet me 45 milionë Dollarë.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrias, thotë se dy arsyet kryesore lidhen me motin, ku mungesa e reshjeve ka ulur prodhimin e energjisë, por po ashtu një tjetër faktor është edhe dobësimi i monedhës europiane, e cila ka bërë që të ketë fitime më të pakta për eksportuesit e mineraleve.

Rënien e të ardhurave nga dobësimi i euros po e ndjen edhe biznesi agro-përpunues. Alban Zusi sqaron se shumë sipërmarrës kanë mbyllur një bilanc pa fitim vitin e shkuar dhe këtë vit kanë ulur investimet dhe prodhimin.

Për drejtuesit e një ndërmarrje është bërë e vështirë edhe gjetja e forcës së kualifikuar të punës për shkak të emigracionit.

Ndërsa së fundi ka ndikuar edhe situata politike.  Shoqatat e bizneseve kërkojnë politika strukturore në ekonominë tonë të cilat të mbështesin sektorët e qëndrueshëm në të ardhmen të cilat hapin vende pune dhe rritin ekonominë.

Tv Klan