Fakulteti Juridik i rikthehet normalitetit – TV KLAN

Fakulteti Juridik i rikthehet normalitetit

Studentët rifillojnë mësimin, por nuk heqin dorë nga kërkesat

“Kjo dritare e auditorit 101 do të mbahet mend që shërbeu si e vetmja hyrje për në Fakultetin Juridik përgjatë 30 ditëve të ngujimit. Por nga sot studentët janë ulur për të bërë mësim”.

Kjo e hënë e gjeti Fakultetin Juridik të kthyer në normalitet. Studentët janë rikthyer për të vijuar mësimin në auditorët e tyre. Edhe në sekretarinë mësimore ka rinisur puna.

Ndërsa grupi i studentëve që u ngujuan për 30 ditë, zgjodhi të bëjë një rezistencë të fundit duke marshuar nëpër korridore.

“Ishte protestë maratonë kjo e studentëve që zgjati prej më shumë se 60 ditësh. Ata marshuan nëpër rrugë, bojkotuan mësimin, u ngujuan nëpër fakultete. Po çfarë fituan studentët në përfundim të saj?

“Nuk është pak që 40 mijë studentët të dalin në shesh, ishte protestë kolosale”, thotë një student“Mendoj se pikat nuk janë plotësuar, por aq sa fituam është mire”, shprehet një tjetër.

Këtë të martë dolën para Komisionit të Medias dekanët e 3 fakulteteve, që u ndalën tek rezultatet që solli protesta studentore. Dekanët e vendosën theksin edhe njëherë tek buxheti i pamjaftueshëm për Arsimin e Lartë.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione