Një ditë më parë mediat ngritën shqetësimin e mungesës së përsëritur të herceptinës në QSUT. Por “Stop” tregon se në pavionin onkologjik mungon edhe aciklavili venoz.

Mjeku i thotë gazetares së emisionit “Stop” se medikamenti në fjalë është kërkuar disa herë, por nuk gjendet. Nga ana tjetër, me kamera të fshehtë provohet se aciklavili venoz gjendet në farmacitë private e mund të porositet e të blihet me para në dorë.

Qytetarja

Si kalon? Kam ardhur të pyes për një medikament, Aciklavil venoz..ka ardhur?

Punonjësja

Tek mjeku juaj do të interesoheni!

Qytetarja

Për këtë erdhi gjë…aciklavili venoz?

Mjeku

Nuk ka gjë. Kena bo kërkesë dhe për një fëmijë tjetër…mund të interesoheni tek Drejtoria, por nuk ka. Për ne, interesohuni, ankohuni, ne s’na prish kurrëfarë lloj pune. Ne nder na bëni! S’ka ma mirë! Është edhe një fëmijë poshtë, është bërë kërkesë edhe për atë dhe asnjë gjë s’është bërë!

Qytetarja

– E kam problem, se kam frikë se më rishfaqet, se e ndjek me kimio.

Mjeku

Pse unë s’e di? Unë e di, e di…

Qytetarja

Më prishin terezinë e rrezeve.

Mjeku

Po e di moj, e di.

Qytetarja

Eee…

Mjeku

A më kupton? Çdo ditë kontaktojmë, dhe s’ka. Se shikojmë në sistem, a ka farmacia e spitalit…

Shkak për këto mungesa në medikamente është dështimi i tenderit të barnave dhe derisa kjo situatë të zgjidhet, barka e shpëtimit për këta pacientë janë farmacitë.

Qytetarja

Si je? A keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 1– 

Venoz? Do ta gjejmë…sa të duhet?

Qytetarja

Sa kushton?

Farmacisti 1– 

800 lekë një flakon.

Qytetarja

Aciklavil venoz?

Farmacistja 2

Sa të duhen?

Qytetarja

A keni?

Farmacistja 2

Po, kemi.

Qytetarja

Dhe sa kushton?

Farmacistja 2

Ëëë, mos gaboj 23 flakoni.

Qytetarja

23?

Farmacistja 2

Një flakon.

Qytetarja

Mijë lekë ?

Farmacistja 2

Po,23 mijë lekë.

 Farmacisti 3-

Si kalove?

Qytetarja

Si je?

Farmacisti 3

Mirë.

Qytetarja-

Keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 3

Kam…e di, që kam.

Qytetarja

Për 5 doza interesohem.

Farmacisti 3

I bie gati 11 mijë lekë ampula.

Qytetarja-

5 copë?

Farmacisti 3

55 mijë lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e pacientëve sytë nga tenderi…/tvklan.al