Gaqo Çako na la lamtumirën. Nderimet e fundit për njeriun që la gjurmën e tij si një artist kalibri në muzikën klasike dhe të lehtë iu dhanë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.

Zëri i tij në ariet dhe këngët që përbëjnë të artin fond të muzikë së lehtë dhe repertorin e Teatrit të Operas dhe Baletit dëgjoheshin teksa familjarët, bashkëpunëtorët e një rrugëtimi të gjatë në skenën shqiptare, miqtë, njerëzit e zakonshëm dhe të politikës kryenin homazhe e më pas lenin me shkrim një falënderim apo kujtim të kaluar me Gaqo Çakon.

Jeta e Gaqo Çakos u ndërpre në moshën 83 vjeçare. Ai e jetoi atë si tenori kryesor i Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1961, për tre dekada në vazhdim në kryevepra si “La Traviata”, “Norma” “Rigoletto” dhe ato shqiptare “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Skënderbeu” apo “Zgjimi”.

Zëri i bukur dhe me një teknikë të jashtëzakonshme u dëgjua jo vetëm në skenë e operas por edhe në atë të festivaleve në Radio dhe Televizionin Shqiptar. E kujtojmë zërin e Gaqo Çakos te ato që sot kritika i vlerëson si emblematike, “Këputa një gjethe dafine”…apo “Udhët e Atdheut”…!

Vokali dhe profesionalizmi i tij mbërriti edhe në skenat italiane, aty ku studioji në konservatorin e “Santa Cecillias” si edhe në të famshmin “Cajkovsky” në Rusi.

Në skenat ku është kënduar historia e muzikës shqiptare Gaqo Çakos ishte aty. Këngët e shekullit në Televizionin Klan ishte programi muzikor që e ri-ngjiti në skenë.

Tv Klan