“Faleminderit…”

“Faleminderit…”

21:20 18/09/2019

Mblidhet shuma prej 30 mijë eurosh për Egzon Kryeziun

Vetëm 2 ditë pas apelit të Ramë Kryeziut për 30 mijë euro për rehabilitimin e djalit të tij, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe emisioni “Stop” kanë mundur të mbledhin këtë shumë për shëndetin e Egzon Kryeziut.

I riu nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor të ndodhur më 29 Dhjetor të 2018-s. Nga 1 Janari i këtij viti ai gjendet në trajtimin mjekësor në Stamboll, ku i është nënshtruar 6 herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë.

Babai i tij sqaroi se trajtimi i deritanishëm i ka kushtuar rreth 230.000 Euro, një shumë e siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë. Por Egzoni tani është në fazën finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë dhe 3 muaj rehabilitim, por familjes së tij i mungonte shuma 30.000 eurosh.

Të hënën, apeli për ndihmë nga babai i Egzonit u përcoll edhe në emisionin Stop.

“Ka qenë vetë-aksident, ku dy vajzat kanë ndërruar jetën, ndërsa djali dhe shoku i tij kanë mbetur në gjendje të rëndë. Me ndihmën e të gjithëve, së pari me ndihmën e Zotit, sepse ai ka qenë më shumë i vdekur se i gjallë”, tregoi mes lotëve babai Egzonit.

Ai falenderoi të gjithë shqiptarët, fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe emisionin Stop për ndihmën e dhënë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT