Falimenton gjigandi i modës Robert Cavalli në SHBA – TV KLAN

Falimenton gjigandi i modës Robert Cavalli në SHBA

Lajmi për mbylljen e dyqaneve Roberto Cavalli në SHBA shokoi botën e modës disa ditë më parë. Brendet e kësaj firme kanë qenë në rekordet botërore, shitjet po ashtu dhe për vite më radhë personazhe me famë botërore janë veshur me këtë markë.

Duket se Philipp Plein është një prej emrave të interesuar, por deri më tani nuk ka ende asnjë marrëveshje. Firma po përpiqet që të ringrihet sërish dhe pse humbjet janë shumë të mëdha. Javë më parë, u largua dhe drejtuesi kreativ, Paul Surridge. Vitet e fundit, marka Roberto Cavallit ka pasur probleme, ndërkohë e gjithë bota e modës është në pritje të lajmeve të reja se çfarë do të ndodhë me të.

Për të folur më shumë për mbylljen e dyqaneve në Amerikë dhe se çfarë pritet të ndodhë, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan modelja Greis Petroviç.

“Në datë 1 Prill punonjësit e shtëpisë së modës në Itali dolën në protestë në mbështetje të punonjësve amerikanë. Ato shpallën falimentin në Amerikë dhe e kanë lënë të lirë kompaninë. Janë listuar rreth 6 firma të mëdha për të blerë Cavallin, por ka ende 120 ditë kohë dhe bota e modës është në pritje. Në fakt Cavalli është cilësuar si perandori dhe Roberto si mbreti i teprisë, por edhe shumë i dëshiruar. Në SHBA nuk mund të gjesh më produkte Cavalli, përveçse t’i blesh ato online. Mund të ndodhë që çmimet të bien, por mund edhe të ketë rritje duke qenë se ka shpallur falimentin”, tha Greis Petroviç./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*