Falja e besimtarëve myslimanë në Turqi këtë të premte do të mbahet në kishën Shën Sofia për herë të parë pasi ky objekt fetar u kthye në xhami me vendim të autoriteteve turke.

Objekti 1500-vjeçar u bë muze dhe u vendos në listën e UNESCO në vitin 1934. Por në fillim të këtij muaji, gjykata turke anuloi statusin e muzeut të Shën Sofisë. Pas këtij vendimi, Presidenti turk Erdogan njoftoi se në këtë kult fetar do të mbahen lutjet e së premtes së 24 Korrikut.

Rreth 1 mijë besimtarët pritet të marrin pjesë, ndërsa autoritetet kanë këshilluar që të pranishmit të jenë të pajisur me maska në kuadër të rregullave anti-covid.

Konvertimi i kishës së Shën Sofisë në një xhami u kritikua nga udhëheqësit fetarë dhe politikë nga e gjithë bota.  /tvklan.al