Shpeshherë mënyra sesi ne i procesojmë gjërat na shkakton stres, ankth dhe çdo faktor i jashtëm, si për shembull prishja e marrëdhënieve me njerëzit na privon lumturinë. Dhe ne bëjmë çdo gjë për të përmirësuar situatat. Por çfarë na qetëson realisht? Për shumë kultura, është fjalia “të kam falur”!

Kështu lind pyetja sa ndikon falja në mirëqenien tonë? Dhe sipas shumë kulturave, të falësh, jo gjithmonë vjen nga ajo fjali. Ndonjëherë duhet të jemi më fleksibël dhe të mësojmë të falim, pavarësisht se marrëdhëniet shkëputen.

Nuk e di nëse ka ndonjë fushë të jetës që nuk do të ndikohet pozitivisht nga falja” shprehet psikologia Loren Toussaint, nga universiteti Luther College, Iowa, SHBA. Dhe a ka kulturë në botë që nuk inkurajon bashkimin dhe faljen qoftë me Zotin apo me njerëzit e tjerë? Kultura dhe mënyra jonë e perceptimit, pra psikologjia jonë, ndikon në mënyrën sesi ne japim dhe pranojmë faljen.

“Kur kalon kufijtë kulturorë, është me shumë rëndësi t’i afrohesh një personi në bazë të vendit që ai përfaqëson”, vijon Toussaint. Një mënyrë e të kërkuarit falje në një kulturë nënkupton diçka totalisht ndryshe në një tjetër.

Vendet e perëndimit, si për shembull Mbretëria e Bashkuar apo SHBA janë më individualiste. Çka nënkupton se ata vlerësojnë përfitimin personal përpara se t’i shtrijnë dorën miqve, kolegëve apo familjarëve të tyre. Por kulturat Afrikane apo Aziatike janë më të prirur të vendosin grupet përpara vetes, dhe konsiderohen kultura kolektiviste.

Dhe në dallim nga njëra-tjetra, kulturat individualiste kërkojnë falje për të larë ndërgjegjen apo për t’u ndjerë se kanë bërë diçka të drejtë. Pra shtiren si të tillë. Ndërsa kolektivistët e bëjnë këtë gjë për të ruajtur harmoninë sociale.

Kështu psikologët e ndajnë të falurën dhe faljen në dy kategori.

Së pari falja vendimtare, që është më e ftohtë dhe më analitike, jo spontane. Një kolektivist mund të falë pasi ka peshuar situatën dhe shpesh pyetja që i shtrojnë vetes është: “A do të jetë për të mirën e kujtdo po të vëmë limite me ta” ?

Së dyti falja emocionale, ku një pajtim vjen që të kënaqë një nevojë emocionale të agresorit dhe si pasojë është më e shpeshtë në njerëzit individualist.

Por çfarë ndikon në një kulturë është gjithashtu gjuha. Për shembull një komb si Tahiti nuk ka fjalë në fjalor për “mërzi” dhe nëse një perëndimor do ta përshkruante veten si të mërzitur ata do ta përshkruanin si të sëmurë apo të lodhur. Dhe nëse një perëndimor do ta konsideronte veten të mërzitur, një Tahitian do të mendonte se perëndimori është i sëmurë. Afrika e jugut ka gjuhën Zulu dhe në të ka një fjalë që do të thotë “të tregosh humanitet kundrejt të tjerëve”. Fjala është Ubuntu.

“Këto koncepte konsiderohen “shpirti i të falurit” dhe nuk kanë të njëjtën vlerë ekuvalente kulturore si për Perëndimin” vijon Toussaint.

Por pavarësisht ndryshimeve, çdokush duhet të falë dhe të falet!/tvklan.al