Ish-drejtori i Hipotekës së Korçës dhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë ndaluar ditën e sotme nga policia, pasi Gjykata e Korçës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Ish-zyrtarët akuzohen për falsifikim të dokumenteve të pronësisë. Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë marrë qytetarëve shuma parash duke i’u përpiluar dokumente fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/tvklan.al