Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme është ndalur në Qeparo, për të trajtuar një rast të falsifikimit të dokumenteve. Sofokli Qesari tregon se lokalin e tij në Qeparo e dha me qira për një vit.

Por qiramarrësit, të cilët janë njerëz të njohur të tij, falsifikuan dokumentet dhe ia morën për 5 vjet, duke mos paguar qiranë. Ai denoncon në emisionin “Stop” se 3 qiramarrësit donin t’i merrnin edhe shtëpinë e fshatit, përmes një skeme mashtrimi, por që fatmirësisht nuk u realizua.

Sofokli Qesari: Në 2018 e dhashë me qira, ja u dhashë 300 mijë, por ata e kanë shënuar 150 mijë Lekë (të vjetra) në letra. Unë nuk e lexova mirë, se duke e patur mik, kisha 4 vjet që e kisha mik, ata më gënjyen edhe i bënë letrat siç i donin vetë. Kam 20 muaj dhe nuk më kanë dhënë lekët. Thonë vetëm gënjeshtra. Krahas lokalit që desh ma morën, deshën të më merrnin dhe shtëpinë e fshatit me një dokument, falë gruas që nuk ka firmosur dhe nuk e morën shtëpinë se desh ma morën shtëpinë. Që kjo shtëpi e ka vlerën 100 mijë Euro. Kanë vajtur në Hipotekë. Falë qeverisë që Hipotekën e Vlorës, edhe i trembën nuk e dhanë, se desh e morën. Shpëtoi nga qeveria.

Gjatë takimit në lokal me një prej qiramarrësve, ky i fundit i thotë Sofokliut të flasë me Lutfiun.

Sofokli Qesari – Kjo është një letër, që na ka dërguar nga Vlora. Do ta nisësh në Tiranë, do t’ia japësh në Tiranë te lokali.

Qiraxhiu – Fol me Lutfin, jo me mua!

Sofokli Qesari – Erdhi ora, që dua qiranë!

Qiraxhiu – Edhe njëherë fol me Lutfin! Merre në telefon, mo ti!

Sofokli Qesari – Nuk flas me të. Ai i ka bë.. bërë me fallco, me të gjitha.

Qiraxhiu – Kto letra nuk më takojnë mua, ktu ta kam.

Sofokli Qesari –  Ti e ke në kontratë, o vlla ktu.

Qiraxhiu – Jam në kontratë, po muhabetet e të gjitha, i ka bërë Luti.

Sofokli Qesari – Mamaja ka vdekur në 2015-tën, vllai ka vdekur në 2017-tën.

Qiraxhiu – Në rregull mo.., tani mua, ta thashë njëherë.

Sofokli Qesari – Kanë vdekur, ai ka bërë letrat sikur janë gjallë, xhanëm.

Qiraxhiu – Po nuk janë punët e mia, or ti Sofo! Më vjen keq tani! Unë po të shpjegoj, edhe njëherë unë të mirëkuptoj, nuk janë për mua po them. Çoja në celular! Urdho e shkruaja, të lutem! Urdhro qeranë! Kaq e detyroj unë atë! Unë do të marr në telefon e të them nesër: Sofo më solli ktu-ktu letrat.

Sofokli Qesari – Ka çuar letra të tjera të 2015-ës.

Qiraxhiu – Se ai më ka thënë një gjë. Bëhet ça bëhet, unë kam punë me Lutfiun, nuk kam punë me asnjë njeri tjetër, ndaj në do të paguaj lekët, në do të bëjë veprimet, punë e tij ça do bëjë. Më kuptove, ku e kam?

Qiraxhiu – Në qoftë se nga nesër, ai do të thotë nuk… (Nuk kuptohet) godinën, po ikim me muhabetet, që kam bërë personale me zotrinë, e iki unë që nesër. Ta kam thënë një llaf.

Sofokli Qesari – Po me certifikata e mamaja ka vdekur e vëllai ka vdekur. Ai ka veç tulla të gjalla, në rregull.

Qiraxhiu – Nuk e kam bërë unë.

Emisioni “Stop” ka zbardhur skemën se si është tentuar të përvetësohet pasuria e familjes Qesari, përmes një kontrate kalimi pronësie të falsifikuar, me të cilën pretendohet se familjaret ia kalojnë pasurinë vetëm një anëtari, Sofokli Qesarit. Duke e mashtruar, ata i marrin firmën Sofokliut dhe tentojnë t’i përvetësojnë edhe shtëpinë.

Këtu ndodh edhe çudia më e madhe me aktin noterial të bërë tek noterja Perian Bodinaku, ku dy anëtarë të familjes, të cilët kanë humbur jetën para disa vitesh, rezulton që të kenë firmosur në kontratë?! Natyrshëm lind pyetja se si ka proceduar kjo notere për të vërtetuar identitetin e personave që pretendohet që kanë firmosur. Sofokli Qesari thotë se mamaja dhe vëllai i kanë vdekur, ndërsa rezultojnë që të kenë firmosur në kontratën e falsifikuar të kalimit të pronësisë.

Sofokli Qesari: Mamaja ime ka vdekur në 2015, vëllai në 2017. Ata e kanë bërë aq bukur, e kanë bërë sikur janë gjallë. Makar t’i kisha gjallë, pa lekët e qirasë nuk i doja. I bëri aq bukur ai Lutfi, as e mora vesh se si i bëri. E kuptova kur bëri letrat për të më marrë shtëpinë e fshatit. Më thanë na firmos këtu.

Gazetari i emisionit, duke pretenduar se është nipi i Sofokliut, takon noteren Bodinaku, e cila detyrohet të pranojë se kontrata është nul dhe nuk ka fuqi ligjore, pasi dy të vdekurit nuk kanë patur mundësi të firmosin në vitin 2018.

Noterja Perin Bodinaku – Kjo, në qoftë se është bërë kjo kontrata, është bërë për këta, këta ia kanë kaluar Sofokliut.

Qytetari – Kta?

Noterja Perin Bodinaku – Po pra tani, ktu prokura ka qenë Eleni, Miltjadhi, Pandeliu…

Qytetari – Eleni?

Noterja Perin Bodinaku – Krisanthi.., kto janë të katërt.

Qytetari – Eleni? Ti i ke bërë në 2018-tën ato, apo jo?

Noterja Perin Bodinaku – Po!

Qytetari – Unë kam certifikatat e vdekjes së Elena Qesarit dhe të Miltjadh Qesarit, që kanë vdekur në 7 shkurt 2017.

Noterja Perian Bodinaku – Po!

Noterja Perin Bodinaku – Në qoftë se ato kanë vdekur…

Qytetari – Ja pra, unë kam certifikatë të saktë, nuk është se…

Noterja Perin Bodinaku – Unë nuk e di, se nuk kam certifikata vdekjeje, se po të kishim certifikata vdekjeje, nuk do ta kishim bërë.

Qytetari – C’të të thomë unë tani?!

Noterja Perin Bodinaku – Jo, jo! E di, e di, e di se çar, e di që është një lëmsh, me thënë të drejtën, nuk e di kush ka të drejtë.., hë pra kupton?

Noterja Perin Bodinaku – Tani kjo kontrata mbas kësaj, kjo këtu, të del e pavlefshme, duke thënë, që kjo kontratë del e pavlefshme sepse në momentin që është nënshkruar, përdorur prokura ky person dhe ky personi ka vdekur. Pra prokura ka qenë e pavlefshme dhe del kontrata e pavlefshme, del kontratë e pavlefshme, del dhe ajo e pavlefshme. Dalin të gjitha të pavlefshme, prandaj ju kthehet ju të gjashtëve, ikën qeraxhiu. /tvklan.al