Një punishte në Shkodër e bllokuar nga autoritetet prej dy vitesh me masën sekuestro preventive, është rivënë në punë nga pronari i saj. 55-vjeçari me iniciale Xh.K., i dënuar më parë për falsifikim të pijeve, u arrestua sërish nga policia.

Në punishten e tij të bllokuar në vitin 2017, u gjetën përsëri pije dhe produkte të kundraligjshme, të cilat kishin etiketa të falsifikuara.

55-vjeçari tashmë akuzohet për punësim të paligjshëm, shkelje e të drejtave të pronësisë industriale, fshehje e të ardhurave dhe prodhim e shitje e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. /tvklan.al