Një shqiptar është arrestuar sot në Itali, i cili prej kohësh ishte në kërkim ndërkombëtar. Mediat në Itali shkruajnë se i riu gjatë vitit 2010 dhe 2012 kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Po ashtu bëhet me dije se i arrestuari punonte për një kompani që prodhonte dokumente identifikimi në Shqipëri.

I kërkuari u kap teksa ishte me pushime dhe ai u identifikua nga hoteli ku qëndronte, të cilët njoftuan agjentët e Policisë. Tashmë shqiptari ndodhet në Burgun e Leçes, ku do të qëndrojë në pritje të ekstradimit në Shqipëri./tvklan.al