Cardi B bën gjithçka që vajza e saj 2 vjeçe të jetë në fokus të mediave

Divorci duket se po shërben për mirë reperes Cardi B, pasi një aktivitet i ri tanimë po i merr gjithë kohën. Instagrami i vajzës që ka vetëm 24 orë që është hapur po sjell jo vetëm të ardhura por edhe ndjekësit të cilën ndjekin profilin e së voglës i kanë kaluar 700 mijë.

Me veshje nga më të ndryshmet dhe momentet që kalon pranë mamasë po thyejnë rekord pëlqimesh dhe komentesh. “Ndiqni Kulturekiari në Instagram të ri, shumë gjëra të bukura vijnë për fëmijë”, shkruan Cardi B.

Duket se Cardi B do që ta përfshijë Kulture shumë shpejt në botën e të famshëmve sikurse kanë bërë edhe shumë yje të shoëbizit , si Kylie Jenner , Kim Kardashian me fëmijët e tyre . Cardi B i dha fund martesës së saj 3-vjeçare me Offset  vetëm një javë më parë por duket se ajo nuk ndihet aspak e lënduar. Në një video live në Instagram, ajo u shpreh se ndihet mirë dhe se nuk ka derdhur asnjë lot për divorcin.

Duke ju përgjigjur mbështetjes së madhe që ka marrë nga fansat, Cardi u shpreh: “Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që jam penduar fare”.

Reperja vendosi që këtë herë ta përfundonte marrëdhënien me Offset pasi problemet e këtij të fundit dhe stresi që krijonte tek vajza e vogël po ndikonin për keq. Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017.

Klan Plus