Fama ka edhe pasoja. Kështu e kanë pësuar edhe dy yje të TikTok-ut në Los Angeles të SHBA-së. Bryce Hall dhe Blake Gray janë akuzuar nga autoritetet për organizmin e festave të mëdha duke thyer rregullat e koronavirusit.

Ata kanë miliona ndjekës në platformën sociale dhe janë përballur me kritika të shumta. Prokurori Mike Feuer i përshkroi këto festa si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”. Nëse dy të rinjtë shpallen fajtorë mund të gjobiten deri në 2 mijë dollarë ose deri në 1 vit burg.

Gjatë këtij muaji, autoritetet prenë ujin dhe elektricitetin në vilën e marrë me qira  prej tyre dhe një tjetër influencuesi. California është shteti më i prekur nga koronavirusi me më shumë se 683 mijë raste me Covid dhe 12 mijë viktima.

Hall është penduar për sjelljen e tij. “E meritoj. Tani po përballem me pasojat”, është shprehur ai./tvklan.al