Familjarët e Kostandin Kaçifas refuzojnë ekspertizën mjeko-ligjore të spitalit të Gjirokastrës. Sipas informacioneve të

tvklan.al

, morgu njoftoi familjen e të ndjerit për të tërhequr trupin e djalit të tyre për të kryer ceremoninë mortore. Por, burime nga spitali i Gjirokastrës thonë për

tvklan.al

se trupi i 35-vjeçarit Kostandino Kaçifa po qëndron ende në morg.

Familja nuk pranon rezultatet e autopsisë, por kërkon që trupit të djalit të tyre t’i bëhet një tjetër ekspertizë nga mjeko-ligjorë të pavarur. Familja Kaçifas ka kërkuar për këtë ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë që të kontaktojë një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 35-vjeçarit.

Ceremonia mortore për minoritarin grek ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme rreth orës 17:00 në fshatin Bularat, por varrimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Kostandino Kaçifa mbeti i vrarë të dielën gjatë përleshjes me forcat RENEA. 35-vjeçari qëlloi i pari me armë patrullën e policisë në fshatin Bularat të Dropullit dhe më pas u arratis në pjesën e sipërme duke u fshehur tek depo e ujit. Prej andej, i armatosur me kallashnikovë dhe 3 karikatorë me municione, nisi të qëllonte me breshëri ndaj forcave speciale RENEA, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nga shkëmbimi i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vrarë.

/tvklan.al