“Familja ime e vockël u bashkua”, kështu shkruan pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu, bashkëshorja e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta. Në një postim në rrjetin social Instagram, të shoqëruar edhe nga një video, ku shfaqen Ermal Hoxha me të bijën, Shkurta shkruan:

“Familja ime e vockël u bashkua, faleminderit për çdo fjalë dhe mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira. Uroj nga zemra për secilin nga ju të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetën tuaj”.

/abcnews.al