“Familja Kuqezi”, një serial që sjell në qendër një familje tipike mesatare shqiptare ku përshkruhet nëpërmjet situatave komike realiteti shqiptar, vjen sërish pranë teleshikuesve me seritë e tij në sezonin e dytë.  

Në thelb të serial komedisë janë 6 personazhë; babai, nëna, djali, vajza, gjyshja dhe xhaxhai që përbëjnë familjen tashmë më të veçantë në Shqipëri. “Familja Kuqezi” vjen për herë të parë në një intervistë në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, për të rrëfyer rolet e tyre si dhe situatat komike që sjell ky serial.

Serial komedia “Familja Kuqezi”, është  krijuar nga Erion Kame dhe Saimir Gongo me regjisor Bledar Linza. Aktorët kryesor janë Genti Kame, Adelina Muça, Gent Hazizi, Erin Kujofsa, Ester Alushi, Alesia Xhemalaj, Ermir Hoxhaj. Pas një sezoni të suksesshëm që nisi më 1 Janar 2019, ka vijuar sezoni i dytë, i cili nisi më datë 26 Tetor.

Në fakt është e formatit Sitcom, pra që është një komedi e situatës ose rrethanës. Vendoset më tepër tek ajo çfarë ndodh, tek problemi i jetës së përditshme dhe e ka batutën në funksion të rrethanës dhe prandaj është një zhaner që nuk është shumë i lëvruar në Shqipëri. Ka nevojë tregu edhe për këtë lloj komedie situate, që trajton një problem të veçantë dhe ne jemi pjesë e këtij problemi që të mundohemi ta zgjidhim”.

“Familja Kuqezi” është serial komedia më e veçantë e zhanrit ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring. Përshkruan realitetin social, familjar dhe kulturor shqiptar dhe kryesisht është një serial që synon, përveç argëtimit, hulumtimin dhe trajtimin e problemeve që kalon familja shqiptare.

“Familja Kuqezi” janë padyshim një familje model , jo në kuptimin që është perfekte, por në atë se pavarësisht problemeve që kalon, ajo mbetet në frymë një familje pozitive ku mbizotëron morali, respekti reciprok dhe vlerat më të mira.

Seriali synon të sjellë një humor të pastër dhe të angazhuar, mbështetur tek karakteret, situatat, batuta dhe reagimet. Ngjarjet zhvillohen në hapësirën e shtëpisë, kuzhinë, sallon, oborr, në zyrën e Bertit. Në të ndërhyjnë edhe personazhe episodikë.

Secila seri trajton një ngjarje të re e cila lind zhvillohet dhe përfundon brenda serisë. Por gjithashtu seriali do ketë edhe një linjë vazhdimësie që lidh seritë me njëra-tjetrën. /tvklan.al