Tensionet mes Harry-t, Meghan-it dhe familjes mbretërore mund të kenë mbërritur në limitet e saj. Burime pranë familjes mbretërore thanë për britaniken “The Sun” se mbretëresha është dëshpëruar nga sulmet e vazhdueshme të Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe për këtë anëtarët e familjes mbretërore po konsultohen me avokatët e tyre dhe po përgatiten për beteja të mundshme ligjore në të ardhmen.

Ajo që i ka alarmuar më së shumti ata është ajo çka Harry mund të shkruajë Harry në librin e tij të kujtimeve. Ndërkohë që juristët e familjes mbretërore po flasin me ekspertë të privatësisë. Nëse dikush do të përmendet në libër apo do të akuzohet drejtpërdrejtë për diçka, kjo do të përbëjë shkelje të privatësisë dhe do të ketë pasoja ligjore, kanë njoftuar ata.

Intervista e Oprah Winfrey me Princin Harry dhe Meghan, Dukeshën e Sussex, ishte në qendër të vëmendjes që prej publikimit të saj. Ajo u konsiderua tronditëse për faktin se zbuluan një sërë situatash që ata supozohet se ata përjetuan gjatë qëndrimit si anëtarë të familjes mbretërore.

Klan News