“Familja mendon se jam çmendur”, 23- vjeçarja paguan 15 mijë paund për…

“Familja mendon se jam çmendur”, 23- vjeçarja paguan 15 mijë paund për…

17:41 13/01/2020

Një vajzë e re ka lënë të befasuar familjen dhe miqtë pas vendimit të saj të fundit, me miratimin e të atit.

Nadine Anderson, nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbuluar me tatuazhe rreth 90% të trupit të saj, madje duke zgjedhur që pjesën më të madhe të lëkurës ta ngjyrosë në ngjyrë të zezë, pa bërë asnjë dizajn.

Ajo tregon se ka adhuruar gjithnjë tatuazhet që babai i saj ka pasur, dhe dhurata që i ka kërkuar në moshën 18-vjeçare ka qenë pikërisht që edhe ajo të bënte disa.

“Ai më tha se nëse mendoj se kjo është mirë për mua dhe nuk më shkakton asnjë problem, atëherë mund të vazhdoj dhe të bëj sa të dua”.

Pamja e saj sot është shumë e çuditshme, ndërsa thotë se një pjesë e familjes së saj dhe miqve mendojnë se është çmendur që ka përfunduar në këtë fazë.

Anderson nuk e vret aspak mendjen për komentet negative, teksa thotë se ndihet rehat dhe i pëlqen përfundimi.

Të gjitha këto tatuazhe i kanë kushtuar asaj plot 15 mijë paund.

Në rrjetet sociale, komentet ndaj saj nuk kanë qenë shumë pozitive, por 23-vjeçarja thotë se nuk shqetësohet aspak dhe se çdokush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë në jetën dhe trupin e tij. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi