Familja Mirena përkujton 16 burrat e vrarë

Familja Mirena përkujton 16 burrat e vrarë

13:20 21/04/2019

Familja Mirena nga Nakarada e Fushë Kosovës ka përkujtuar këtë të diel 20-vjetorin e masakrës ndaj tyre. 16 meshkuj të kësaj familjeje në këtë datë u nxorën nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, për t’u vrarë.

Familjarët, edhe këtë përvjetor u ndjenë të zhgënjyer që askush nuk është dënuar për vrasjet e familjarëve të tyre. Homazhe tek varrezat, përpos familjarëve, bënë edhe Liburn Aliu dhe Avni Zogjani.

/KlanKosova

Të ngjashme
UKT